Aktorja argjentinase, Laura Vignatti, ka rrëfyer dhunën që ka përjetuar nga ish-partneri i saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka marrë mbështetje të gjerë nga ndjekësit, artistja ka treguar se ish i dashuri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Teksa ka shpërndarë foto të saj me shenja dhune në fytyrë, Vignatti ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë, që të denoncojnë dhe të mos e tolerojnë dhunën.
“Thyerje e hundës, çarje brinjësh, goditje në të gjithë trupin deri në pikën që isha dobësuar aq shumë sa dukeshin kockat. Më shumë se 12 kg më pak. Flokë të shkulura. E shkatërruar në çdo aspekt. Pa gjetur më kuptim në jetë. Dhe aq shumë të tjera që mund të numëroj, por do të më duheshin orë të tëra… Ishte si të isha një zombi, as më shumë e as më pak…
Megjithatë, një forcë e dalë nga thellësia e shpirtit tim më bëri të ecja përpara dhe të mos rrëzohesha më shumë. Sot, në muajin mars, është një muaj që më kujton forcën që kemi si gra, rëndësinë e mbështetjes së vërtetë mes nesh sepse nuk mjafton vetëm të postojmë diçka në rrjete sociale, por duhet të ndërgjegjësohemi dhe të ndihmojmë realisht kur kemi mundësinë. Secila prej nesh mund të ndodhet në një situatë të tillë, madje edhe më keq. Prandaj, sot ju kërkoj burrave dhe grave që të reflektojmë, të kuptojmë, të tregojmë empati, të dëgjojmë dhe të jemi aty për ata që na kanë nevojë.
Dhe mbi të gjitha, të dini se gjithmonë mund t’ia dalim mbanë. Mund ta kthejmë një film horror në një histori force dhe mbijetese. Ne jemi të forta! Dhe nëse unë ia dola, ti mundesh po ashtu. Nuk duhet të ndihesh në siklet apo me turp. Duhet të ndihesh KRENARE që mund ta tregosh dhe të ndihmosh të tjerat”, shkroi artistja.
