Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit.

Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr.

“Më lejoni t’ju them para të gjithëve. Më filmoni. Unë jam një njeri i vdekur, kam humbur gjithçka… e gjithë Evropa duhet ta dijë”, u tha ai gazetarëve sipas BBC.

“Pas kësaj tragjedie, për çfarë më duhet kjo jetë, nuk më duhet. Kisha pasur një fëmijë dhe e kam humbur”.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova tha se duhet të ketë përgjegjës për atë që ndodhi.

“Asnjë nga përgjegjësit këtë herë nuk duhet t’i shmanget ligjit, drejtësisë dhe dënimit gjithashtu”, tha ajo.

“Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta njerëzore, veçanërisht jeta e re.”

Të lënduarit më rëndë janë dërguar për trajtim në klinikat e specializuara në Bullgari, Greqi, Serbi dhe Turqi, shtoi ajo.

Qeveria ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare dhe do të mbajë një seancë urgjente si pjesë e hetimeve për mënyrën sesi ndodhi incidenti.