Drejtuesi i një mjeti tip fugon mallrash ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Murras përgjatë aksit Elbasan-Peqin.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.