Paraditen e sotme një besimtare humbi jetën në Kishën e Shna Ndout në Laç, pasi u rrëzua teksa ishte në pelegrinazhin e kishës
Rreth orës 11:30, tek Kisha “Shna Ndout”, në vendin e quajtur “Te shpella”, dyshohet që shtetasja Gj. B. 75 vjeçe, banuese në Ungrej, ka qenë pjesë e pelegrinazhit dhe është rrëzuar aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë.
Është bërë transportimi i saj me ambulancë për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupet hetimore vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjet e plota të rrethanave të ngjarjeve, të cilat nga hetimet paraprake rezultojnë aksidentale