Trajneri i Kombëtares, Silvinjo e mbylli konferencën për shtyp me një gjest veçantë.
Në përfundim të fjalës së tij, tekniku kuqezi iu afrua drejtorit të marrëdhënieve me publikun në FSHF, Fatjon Kodrës, dhe i dha dorën, duke i përcjellë mesazhin e ngrohtë: “Ne jemi një familje”.
Pas kësaj, një përqafim i ngrohtë mes të dyve, duke i emocionuar të gjithë.
