Kreu i PD, Sali Berisha, në studion e emisionit “Debat” u pyet se përse nuk ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve më 11 Maj referuar ‘nenit Basha’. Sali Berisha tha se do të jepte dorëheqjen nëse zgjedhjet do të ishin të vërteta, por 11 Majin ai e quan një farsë.

“Neni Basha bën fjalë për zgjedhje, jo për farsa. Zgjedhjet janë zgjedhje, farsat janë farsa. Farsa është dënim për opozitën.

Neni Basha nuk ka pse ndryshon. Në momentin kur bëhen zgjedhje të vërteta, merren përsipër përgjegjësitë.

Kur ka farsë, nuk ka opozitë që fiton farsën. Në diktaturë, të gjitha të zezat i kishin, por i quanin votime e jo zgjedhje.

Sepse nuk ishin zgjedhje dhe ata e dinin atë gjë. Dita e votimit e quanin. Po të ishin zgjedhje, nuk do i fitonte kurrë Edi Rama. 

Rama nuk shpërndante lekë për pensionistët, po t’i fitonte zgjedhjet; nuk falte gjoba; nuk e shndërronte administratën në punonjës elektoral…”-tha kreu i PD.