Hurma ose siç quhet në disa zona kakia, është pemë me prejardhje nga Kina dhe Japonia. E butë, me tul dhe e ëmbël, fryti i hurmës simbolizon vjeshtën, e cila shpesh është përgjegjëse për lodhjen dhe stresin fizik dhe psikologjik. Hurmat janë konsideruar fruti me shumë energji, janë të pershtatshme për fëmijët, të moshuarit dhe personat qe merren me sport.about:blank
Vlerat ushqyese
Treguesit për vlerat ushqyese të frutave të ndryshme, japin të dhëna se për 100 gram hurmë; kemi rreth 65-70 kcal (ekuivalente me rreth 272 kJ). Uji përbën rreth 80%, sheqer 16-18%, ndërsa fibrat llogariten në rreth 2.5%, proteina 0.6% dhe 0.3% yndyrë. Ndër mineralet, potasium (rreth 161-170 mg%) kalium, fosforit (20 mg%), magnez, kalcium dhe natriumi; e konsiderueshme është sasia e vitaminës C. Ajo që duhet të theksohet është se sasia e acidit askorbik ndryshon në varësi të shkallës së pjekurisë së frutit. Hurma është gjithashtu e pasur me beta-carotene, një shenjë paralajmëruese e vitaminës A; antioksidant dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.
Vetitë e hurmës
Siç u përmend, hurma është një frut me sasi të madhe të sheqerit. Konsumi i hurmës nuk është i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo obeziteti, por rekomandohet në rast të humbjes së oreksit, stresit fizik, lodhjes dhe për njerëz që merren me sport. Hurmat duhet të hahen të papërpunuara, në këtë mënyrë, është i garantuar furnizimi me vitamina dhe minerale, duke përfituar nga çdo efekt pozitiv. Hurma rekomandohet edhe në rastet e çrregullimeve të mëlçisë. Ilaç i shkëlqyer natyror kundër stresit, në rastin e lodhjes dhe dobësive të përgjithshme. Së fundi, hurma ka një aktivitet të rëndësishëm mbrojtës kundër shpretkës, pankreasit, stomakut dhe zorrës së hollë. Personat me gastrit kronik, keqtretje dhe sëmundje të tjera në aparatin tretës nuk duhet të konsumojnë shumë hurma.
Vjeshta është stina më e pasur me perime dhe fruta, konsumoni sa më shumë./Living