Një person me Kalashnikov e ka qëlluar për vdekje shefin e sigurisë në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran, si dhe ka plagosur dy roje tjera të ambasadës, ka njoftuar ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.

Një person i armatosur me kallashnikov ka mësyrë ambasadën e Azerbajxhanit në qendër të kryeqytetit të iranit, Teheran e ka qëlluar për vdekje shefin e saj të sigurisë ndërsa ka plagosur edhe dy roje të tjera.

Kreu i policisë, gjenerali Hossein Rahimi ia faturoi ngjarjen “problemeve personale e familjare”. Por sulmi vjen në një kohë tensionesh të larta që zgjasin prej muajsh tashmë mes Iranit dhe Azerbajxhanit fqinj. Ministria e jashtme azere reagoi menjëherë duke thënë se një hetim ka nisur me urgjencë për këtë sulm të urryer.

Agresori, sipas saj, lëshoi një breshëri plumbash mbi postin e rojes, përpara se të ndalohej nga efektivët e plagosur, të cilët janë aktualisht janë rrezikut për jetën.

Irani, vend në të cilin jetojnë miliona azerbajxhanas, e ka akuzuar Bakunë disa herë për nxitje të qasjeve separatiste në territorin e tij. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë tradicionalisht të tensionuara, pasi Azerbajxhaku është mjaft i afërt me rivalen historike të Iranit, Turqinë.

Republika islamike po ashtu dyshon për bashkëpunimin ushtarak të Bakusë me Izraelin – i cili dërgon sasi të mëdha të armëve atje, e lidershipi Iranian dyshon se Tel Avivi mund të përdorë territorin e Azerbajxhanit si urë kundër Iranit.

Top Channel