Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin për një kohë të pacaktuar të qarkullimit të monopativave në rrugët e vendit tonë.
Vendimi u njoftua një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Sipas këtij vendimi, prej sot Policia do të bllokojë çdo monopatinë që do të dalë në qarkullim.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, deklaroi se përdorimi i monopatinave elektrike përbën një shqetësim të shtuar për qytetarët dhe për këtë arsye do të ndalohet.
“Këto mjete përbëjnë rrezik për të miturit dhe të moshuarit që lëvizin në rrugë, por edhe vetë përdoruesit e tyre”, tha Koçiu, shkruan A2.
“Përdorimi i këtyre mjeteve shkakton rrezik imediat për sigurinë publike. Janë 991 raste të raportuara nga urgjenca për aksidente me këto mjete. Ka pasur edhe fatalitete mes këtyre rasteve”, tha nga ana e tij Proda