Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Elbasan, ku humbi jetën tragjikisht një 34 vjeçar nga Tirana, i cili u asfiksua pasi u fut në vaskën e llixhave.
I riu mësohet se ishte futur pa leje sëbashku me një mikun e tij, ndërsa pushuesit që gjendeshin aty tregojnë se si ndodhi e gjithë ngjarja.
Ai po piskante. E dëgjuam dhe erdhëm me vrap.
Lajmëruam ndihmën e shpejtë dhe ambulancën dhe ata konstatuan se ai kishte vdekur
Dëgjova nga shoku i tij se kishin pirë alkool në Tiranë. Shoku po qante dhe thirrte: Na ndihmoni,” tha një prej pushuesve.
Ndërkohë një tjetër pushuese tha se kur dëgjuan britmat kishin frikë të afroheshin, pasi ishte ende pa zbardhur mirë.
“Kishim frikë të afroheshim, se ngelin dhe shenjat aty, të gishtave. Zonja e hotelit lajmëroi ndihmën e shpejtë. Ata nuk ishin klientë, kishin pirë në Tiranë. Na thanë vetë: Kemi pirë 4-5 birra,” tha ajo.