Është zhvilluar sot seanca ndaj 29-vjeçarit që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren nga Pogradeci.

29-vjeçari është lënë në burg nga gjykata e Korçës.

E ëma e vajzës së mitur, e cila dyshohet se u abuzua seksualisht nga një 29-vjeçar, tregon se lidhjen mes të dyve e zbuloi dy muaj më parë.

Sipas gruas, 12 vjeçarja dhe djali i bashkëjetuesit të saj, flinin bashkë në një dhomë në shtëpinë ku jetonin të gjithë në një fshat të Pogradecit për shkak të kushteve jo të mira ekonomike. Para se te denonconte rastin e abuzimit në polici, gruaja thotë se i ka pyetur të dy për lidhjen, por ata e kanë mohuar.

Kujtojmë se 29-vjeçari nga Pogradeci u arrestua pak ditë më parë nga policia me dyshimin për kryerjen e veprës penale “marrëdhënies seksuale me të mitur”, ndërsa 12-vjeçarja në dëshminë e saj dhënë në prani të psikologëve ka deklaruar se me të riun ishin në një lidhje prej dy vitesh.

/abcnews.al/