Ish drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka bërë kërkesë në Gjykatën e Apelit për shuarje të masës së sigurisë ndaj tij me argumentin e përfundimit te afatit të paraburgimit.

Çela u dënua në Shkallë të Parë për ‘Shpërdorim detyre’, vendimi u prish në Apel, që riktheu dosjen më pas për rigjykim.

Për shkak të rekursit dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë e cila ka qenë në pamundësi për ta shqyrtuar.

Ish-drejtori i Policisë argumenton se masa duhet të ndryshojë pasi ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Apelit dhe ende çështja nuk është marrë në shqyrtim.

fax