TIRANË– Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana është thirrur këtë të premte në SPAK për t’u marrë në pyetje si person nën hetim. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe është pezulluar nga detyra.
Sipas SPAK, Gjana, në shkelje të ligjit, nuk ka pajisur me autorizim për përdorimin e lëndëve djegëse nje subjekt që garonte për një tender me vlerë 21 milionë euro për furnizim me karburant./abcnews.al