Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar 12 vite burg për Hekuran Dedën, truprojën e ish ministrit Saimir Tahiri.
Deda akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Marku u arrestua nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Përveç tij, në hetim është edhe truproja tjetër, Agustin (Paul) Deda, i arrestuar në Francë. Deda ka kërkuar azil politik në Francë dhe kërkesa e tij po shqyrtohet nga autoritetet vendase, ndërsa Shqipëria kërkon që të ekstradohet.
Marku dhe Deda akuzohen se gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.
Përfshirja e tyre në trafikun e drogës ka dalë nga dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë të cilët kanë rrëfyer në Bari për rrjetin e trafikut nga Shqipëria drejt Italisë.