Personi që shihni në foto është 40-vjeçari Erald Totilla i cili humbi jetën në aksidentin tragjik pasditen e kësaj të shtune në afërsi të tegut.
40-vjeçari teksa po drejtonte motorin e tij goditi pas betonieren që drejtohej nga Astrit Halilaj, 41 vjeç.
Totilla u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë pasi kishte pësuar fraktura dhe kishte hemorragji. Ai ishte i apasionuar pas motorave sportivë dhe garave.

