Gjykata e Lezhës ka liruar Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela.
Sakaq Nikoll Sherniku është dënuar me 3 vite e 6 muaj burgim.
I arrestuar së bashku me kushëririn e tij Sokol Hysa, më 28 dhjetor të 2020, kjo pasi u zbuluan filmimet kur kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të ish-efektivit.
Hysa pretendonte se po qëndronte padrejtësisht në burg dhe rreth një javë më parë, është kërkuar nga prokuroria që Hysa të dënohet me 20 vite burg por u vendos që të lirohet.
Kërkesa dhe provat e Prokurorisë së Lezhës nuk e kanë bindur gjykatën për fajësinë e Redion Hysës.
Në rezervuarin e ujit që ndodhej mbi banesën e Redion Hysës, policia gjeti në kontrollin e tretë një pistoletë e cila nga ekspertiza balistike rezultoi se nga ajo armë ishte qëlluar në drejtim të policit Xhulio Prela.