Bledi Teta i arrestuar dhe i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, në seancën e djeshme ka dhënë deklarimet e tij përpara gjykatës së posaçme.

Përballë togave të zeza të GJKKO-së, Teta, ka mohuar se ka qenë i përfshirë në vrasjen e të riut 2 vite më parë. Sipas tij ai nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ka asnjë provë që e përfshinë në atentatin mafioz.

Ndërkohë prokurorori i çështjes Behar Dibra, ka kundërshtuar deklarimet e tij, duke i thënë gjykatës së në fashikujt e dosjes hetimore ka prova të mjaftueshme se Teta ka pasur rol kryesor në atentatin mafioz.

Sipas tij, përveç, pamjeve filmike ka dhe prova të ADN të Tetës qe e implokojnë ate në ngjarje. Në seancën e rradhes prokuroria ka kërkuar thirrjen e disa dëshmittarëve që kanë dijeni pëe ngjarjen, të cilët do therriten për të dëshmuar.

fax