
Një 56-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, e cila është kapur në flagrancë duke fotografuar fletën e votimit.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 dhe denoncimi është bërë nga një anëtar i komisonit të qendrës së votimit I.P, në lagjen “5 maj”, ku ka raportuar për shtetasen M. C.
Ndërkohë, autoritetet kanë bërë me dije se procesi i votimit ka vijuar pa asnjë lloj problemi.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht.
