Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një e mitur ka pësuar dëmtime në kokë, si pasojë e rëzimit të një porte hekuri.

Policia thotë se rreth orës 13:30, është njoftuar se në fshatin Drithas, Maliq, një fëmije rreth 8 vjeçe, aksidentalisht i është rrëzuar përsipër një portë hekuri, duke e dëmtuar në kokë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.