Aksidenti i rëndë në Tiranë që shkaktoi vdekjen e 2 personave ka ardhur si pasojë e papërgjegjësisë së njërit prej shoferëve.
Më konkretisht, shtetasi Emirjan Doko ka qenë duke qarkulluar nën efektin e alkoolit dhe ka hyrë me semafor të kuq në kryqëzim duke shkaktuar kështu përplasjen e rëndë që solli edhe vdekjen e menjëhershme të dy shtetasve që udhëtonin me makinën tjetër. Viktimat e aksidentit janë Luan Cenollari dhe Ali Bejo 69 vjeç.
Nga kontrolli që u bë ndaj mjetit të Dokos, është gjetur nje armë zjarri pushkë 20-tëshe.