
Autoritetet greke kanë vënë në pranga 39-vjeçarin Eduard Vushaj. Ai është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Shkodrës.
Pasi në vitin 2013 na fshatin Grabom, 39-vjeçari Vushaj në bashkëpunim me një person tjetër ndaluan makinën me të cilën lëviznin dy persona dhe i kanë kërcënuar me armë duke u marrë më pas paratë dhe automjetin. Gjithashtu i plagosën të dy personat që ishin në automjet me thikë.
“Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
