Një shtetas shqiptar, i akuzuar për kryerjen e një serie grabitjesh në Gjermani, është arrestuar pas 5 vitesh kërkimesh nga autoritetet italiane. 38-vjeçari, i lokalizuar në zonën e Barit, u kap pasi rezultoi me një “kartelë të kuqe” në zonën Shengen.
Autoritetet italiane, pas verifikimeve, kërkuan informacione shtesë nga Interpoli, dhe të dhënat erdhën nga Gjermania.
Shqiptari ishte pjesë e një grupi kriminal, i njohur si “bandë skifterësh”, dhe bashkë me disa bashkëpunëtorë ka kryer 9 bastisje në veri të Gjermanisë, duke vjedhur sende dhe para që kapin një vlerë prej rreth 140 mijë euro.
Në Gjermani, ai do të duhet të dalë në gjyq për akuzën e vjedhjes së rëndë. I shpallur në kërkim që nga viti 2020, arrestimi i tij u konfirmua nga autoritetet italiane, pas validimit të urdhër-arrestit evropian.
Pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është transferuar në Burgun e Qarkut Bari, ku do të qëndrojë në pritje të gjykimit ose të mundësisë së ekstradimit.
