Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. 64-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
