Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia italiane, për shfrytëzim prostitucioni dhe përdhunim.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gazmend (Dervishi).Gjyzeli, 43 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË


Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit
Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Lajmi i fundit