Një 35-vjeçare është martuar me veten në një ceremoni private pasi i dha fund lidhjes me të dashurin e saj prej shumë shumë kohësh. Meg Taylor Morrison, nga Atlanta kishte dashur të martohej për Halloween, por pasi u nda nga partneri 4 muaj para kësaj dite, vendosi të martohej me veten.
Ashtu si shumica e nuseve të ardhshme, Meg planifikoi ditën e saj të veçantë për muaj me radhë, duke porositur një tortë, duke zgjedhur fustanin perfekt dhe natyrisht, duke zgjedhur një unazë diamanti të shkëlqyeshme.
“Ishte një akt vetëdashurie. Kisha menduar se do të martohesha për Halloween të vitit që shkoi, por në vend të kësaj kalova një ndarje më parë në qershor. Kisha dëgjuar më parë për ceremonitë e vetë-martesës dhe mendova, nuk kam nevojë për dikë tjetër që ta bëj këtë martesë.”, u shpreh ajo. /abcnews