Në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar 26 vjeçarja Serena Ransom, e cila ishte burgosur edhe më parë për abuzimin me dy vajza të mitura në ambjentet e shkollës në vitin 2015, dhe që nga lirimi i saj ajo ka shkelur kushtet e urdhrit të saj gjyqësor katër herë.
26 vjecarja kishte krijuar llogari në Tik Tok të cilën e përdorte për të kontaktuar me të mitur duke qenë se Tik Tok është një aplikacion që lejon edhe përdoruesit e moshës 13 vjeç e lart.
Ajo tashmë është dënuar për shkelje të kushteve pas lirimit dy herë në Gjykatën e Teesside Crown dhe është përsëri në bankën e të akuzuarve për një shkelje të tretë dhe të katërt.
Ransom iu nënshtrua një urdhri për parandalimin e abuzimeve seksuale për dhjetë vjet pasi u burgos për sulme seksuale ndaj dy vajzave në vitin 2015.
Dy shkeljet e para kishin të bënin me krijimin e një llogarie të paregjistruar në Tik Tok dhe ngacmimin e një djali të ri në një qendër tregtare dhe ngacmime të tjera pavarësisht se iu ndalua t’u afrohej fëmijëve pa miratimin e prindërve.
Prokurori Ian Mullarkey, tha se më 14 tetor të vitit të kaluar Ransom krijoi një profil në TikTok sërish, por nuk e njoftoi policinë për këtë.
Një muaj më parë, Ransom kishte qëndruar brenda natës në një shtëpi ku kishte mbledhur edhe fëmijë të lagjes ku jetonte, por ajo u kap pasi një fqinj, i cili e dinte për të kaluarën e saj, gjeti profilin e saj në TikTok dhe dërgoi një screenshot në polici.
Ransom ishte 20 vjeç kur u vendos në regjistrin e abuzuesve seksualë për 10 vjet të cilat i ndaluan asaj të punonte ose kontaktonte pa mbikëqyrje me mosha nën-16 vjeç.