Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e Partisë Mundësia, në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mbahet dhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet për imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.
Siç shihet nga pamjet, përfaqësues dhe mbështetës të “Mundësia” kanë shkuar në Kryesi me pankarta në duar.




