I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu këtë të mërkurë para togave të zeza në GJKKO historikun e vrasjes së Albi Bashaliut, bashkë dhe Lulëzim Arapin, me urdhër të Laert Haxhisë, për nder të Lorenc Lalës.

Tafani: Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte policia. Morëm shtëpi me qira në Astir, në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit kemi bërë dhe vrasjen e Albi Bashaliut.Tafani: Kjo vrasje sipas tyre do bëhej për nder për Lorenc Lalën. Ne dakord ishim, se po ishte ai dakord, çfarë të thoshte do bëhej (Laerti). Vrasja do bëhej në Peqin, do bëhej për të marrë hak çunat e tij. Viktima ishte me një makinë që shiste pula, zogj.

Tafani: Mora një makinë me qira te rruga e Elbasanit dhe shkova në Gjocaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit. Këtë djalin e mora në Rrogozhinë, do të tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku e pinte kafen. Këtij djalit i kishin varë të atin.

Tafani: Më herët isha dhe me Lulzimin dhe Laertin njëherë në fshatin Gjocaj për të parë vendin, prapë me makinë me qira. I merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir të Erisiano Abedinit ku mbanim një Audi për punë, vrasje dmth. E morëm atë, morëm dhe një Benz me targa greke dhe ikëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, Audin do e digjnim pas vrasjes.

Shkuam me Lulzimin me armë me vete, një TT ja blemë Bledar Berberit 1 milion lekë. Shkuam tek lokali ku ishte ky, ishte herët, ora 4:30 e mëngjesit. Erdhi viktima nga ora 8. E kishim lënë si do vepronim. I gjuajta 2 plumba në gjoks, 4 në kurriz. Audi jonë nuk ndezi dhe u detyruam e dogjëm në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë, ku e dogjëm dhe morëm makinën tonë tjetër.