2 ditë nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, më në fund ka nisur pastrimi i selisë së PD-së, nga mbetjet dhe shkatërrimi.
Tashmë dyert nuk janë më të mbyllura siç u mbajtën ditë përpara protestës së Berishës, ndërkohë që pastrueset zonja kanë nisur nga puna dhe për heqjen e xhamave të thyer.
Basha e la për disa ditë godinën pa pastruar në mënyrë që siç tha edhe vetë, të njihen të gjithë me dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Berishës, që në fakt kanë qenë dhe votues të tij.
Ende nuk ka një datë për protestën e radhës nga Berisha, pasi tashmë do ti duhet të bëjë llogaritë jo vetëm me Bashën, por edhe me punonjësit e policisë së shtetit.