Gjykata e Apelit ka dënuar me 18 vite burg për ish-punonjësin e SHIK, Hektor Voci i akuzuar për vrasjen e një ish-polici në vitin 1997.
Një vit më parë ai u dënua me 18 vite burg nga Gjykata e Tiranës, dënim që iu ul në 12 vite për shkak se iu pranua gjykimi i shkurtuar.
Ngjarja për të cilën akuzohet Voci ka ndodhur në shkurt të 97-tës, në kohën që ai po udhëtonte për arsye pune, në segmentin Tiranë Fushë-Krujë me kamion si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i SHIK.
Ky i fundit ka kryer një parakalim të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariatit Nr. 4, në Tiranë.
Efektivi i policisë, i ka ndjekur me makinë dhe në momentin që i ka ndaluar është afruar tek mjeti ku qëndronte Voci duke mbajtur në dorë edhe pistoletën e shërbimit që me pas ua drejtoi dy punonjësve të SHIK.
Pas kësaj Voci ka qëlluar me kallashnikov duke e lënë të vdekur./ abcnews.al