Ndrek Rrasa, efektivi i policisë në Shkodër të cilët i hodhën në erë lokalin dhe i dogjën furgonin e parakuar aty pranë, ka deklaruar përpara organeve ligjzbatuese se nuk ka konflikte me persona te tjerë dhe se nuk e ka idenë se kush mund t’ia ketë vendosur lëndën plasëse.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 e 30 minuta ne fshatin Grude e Re. Nga shpërthimi nuk ka patur lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Siç shihet dhe nga pamjes e mësipërme, autorët kanë dëmtuar biznesin në pronësi të efektivit duke shpërthyer lëndën plasëse si dhe kanë djegur plotësisht furgonin e parkuar aty pranë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkodër/Informacion Paraprak
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.