Ditën e sotme Gjesti ka bërë një veprim të papritur ndaj Vserlos dhe Olës, duke iu thyer vezë në fytyrë dhe kokë. Fillimisht ia bëri Vserlos dhe më pas Olës.

Që të dy banorët i janë kthyer ashpër Gjestit, duke i thënë se meriton që të dalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi është dhunues. Gjesti nuk e ndaloi me kaq pasi nisi që të imitonte banorët se si do të ankohen se ai i gjuajti me vezë.

Ndërkohë Vserlo vjen duke bërtitur dhe duke përplasur gjëra.