Home AKTUALITET I hoqën nga puna pas një viti shërbim, 1 mijë mjekët specializantë...

I hoqën nga puna pas një viti shërbim, 1 mijë mjekët specializantë do të nisin nga protestat

18

TIRANË- 1 mijë mjekët specializantë që janë hequr nga puna pas një viti shërbimi kundër pandemisë do të dalin në protestë. Ata ditën e nesërme pritet që të mblidhen para Fakultetit të Mjekësisë ku do të mbajnë një deklaratë për mediat mbi arsyet e protestës.

Deklarata pritet që të jepet në orën 10:00 të paraditës në rrugën e Dibrës para Fakultetit të Mjekësisë.

1 mijë mjekë specializantë, të cilët u punësuan në sektorin publik të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe luftuan mbi një vit në spitalet COVID, kanë mbetur pa punë. Vendimin e ka lëshuar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ku theksohet ndërprerja e kontratës së punësimit me mjekët specializantë, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë.