Një adoleshente është denoncuar e humbur nga nëna e saj në Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 16 vjeçarja  Eliza Tozaj është zhdukur që prej dy  ditësh, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë për kthimin e saj në banesë.

Ndër të tjera mësohet se ditën që ajo është larguar nga shtëpia ka pasur të veshur një palë xhinse të zeza, xhup të zi me kapuç dhe një bluzë golf ngjyrë vishnje.

Më datë 15.01.2022, shtetasja  E. T.,  ka  kallëzuar se më datë 14.01.2022, i është larguar nga banesa , vajza e saj e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al