Kryeministri Edi Rama ka reaguar për seancën e sotme parlamentare ku u miratua në parim mes tymit dhe flakëve buxheti për vitin 2024. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se opozita ka prekur fundin për hallin e një të kërkuari nga drejtësia.
“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe duke korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan Rama.Seanca e sotme u zhvillua në një kohë rekord për më pak se 5 minuta, duke miratuar në parim dhe pa diskutim projektbuxhetin e vitit 2024.