Avokati Besart Logu është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me urdhër të SPAK si i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek persona që ushtrojnë funksione publike, pasi i ka marrë klientit të tij në shumë parash prej 8 mijë eurosh me qëllim për ta liruar nga burgu.

Burime për media kanë bërë me dije se ka qenë klienti i tij, i identifikuar si italiani Salvatore Castorina alias Andrea Di Dio alias Salvatore Cascino, i cili ka denoncuar avokatin. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Salvadore Castorina u arrestua në Itali në mars të vitit të kaluar dhe u ekstradua për në Shqipëri në korrik 2024. Ai akuzohej së bashku me disa persona të tjerë se “kishin regjistruar subjekte dhe kishin lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së”.

Castoria akuzohet për veprat penale Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e te ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim.

Referuar deklaratës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Besart Logu i ka marrë klientit të tij shumën e parave me qëllim ndikimin tek prokurori, gjyqtari dhe funksionarë të të tjerë të drejtësisë. Këto para ishin marrë me qëllim për të liruar klientin nga burgu, në këtë rast Salvadore Castorina, dhe jo për shërbime avokatie.