Një person ka dhunuar brutalisht punonjësin e parkingut në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, pasi i kërkoi pagesën 100 lekë.
Një dëshmitar në vendngjarje i tha “ABC”-së se punonjësi i ka kërkuar shoferit pagesën prej 100 lekësh, por drejtuesi i makinës e kundërshtoi.
Debati verbal me sharje dhe ofendime përfundoi te përplasja fizike dhe goditjen e punonjësit të parkingut të spitalit.
Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim./ Abcnews.al