Gjykata e shkallës së parë në Shkodër i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit të shtetasit rus, Igor Kokunov. Vendimi është dhënë para pak minutash dhe tashmë do të nisin procedurat e ekstradimit të tij drejt Rusisë.
Këtë të marte është zhvilluar seanca e tretë gjyqësore ndaj shtetasit rus. 59 vjeçari u arrestua me 28 gusht në pikën kufitare të Muriqanit, teksa rezulton i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar Rusi. Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë të marte, Policia e Shkodrës ka bllokuar rrugën e gjykatës deri në përfundimin e seancës gjyqësore.