Alex Soros, djali i multimiliarderit të famshëm George Soros ka publikuar një foto në rrjetin e tij social “Instagram” ku shihet nën shoqërinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të bashkëshortes së tij norvegjeze.
Soros ka shkruajtur se ky ishte një ribashkim mes disa miqve që sipas tij ishin të përbashkët mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Kujtojmë se Soros është takuar edhe më herët me Kurtin në zyrën e tij në Prishtinë, ku mendohet se po luan një rol të madh për të bërë të mundur që Kosova të jetë pjesë e nismës “Open Balkan” që mbështetet fuqimisht nga djali i multi-miliarderit George Soros.
Mbishkrimi në foton e postuar nga Alex Soros
“I lumtur të takoj kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Paris në Forumin e Paqes në Paris dhe të kemi një ribashkim të këndshëm me miqtë tanë të përbashkëta prej shumë kohësh Laura Silber dhe ekonomistin fitues të çmimit Nobel, Joseph Stiglitz!”, shkruan Alex Soros. Kurti mban para vetes librin e Stiglitz “Great Divide”.