Një 27 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga efektivët e Komisariatit nr.6 në Kombinat, pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme dhe shantazhonte një vajzë. Ky shtetas i kishte marrë disa herë para, në këmbim të disa fotove dhe videove.
Pas kallëzimit të marrë nga një vajzë 22 vjeçe se një shtetas i kishte marrë shuma të ndryshme parash dhe e shantazhonte vazhdimisht që ti jepte para të tjera, që të mos i publikonte disa foto dhe video në rrjetet sociale, është organizuar puna për kapjen e autorit të dyshuar.
Gjatë operacionit policor të koduar “Shantazhi”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Klevis Kodra, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. K. i kishte marrë shuma të ndryshme parash në mënyrë të vazhdueshme, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht që t’i jepte shuma të tjera parash, për mospublikimin e disa fotove dhe videove që ai dispononte”, njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.