Shuhet në moshën 57-vjeçare aktori i njohur Enea Zhegu. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ilir Çumani ka shkruar në një status në rrjetet sociale se Zhegu vuante nga një sëmundje të rëndë prej vitesh me radhë.
“Sa e trishtë është kjo ikja jote prej turravrapi në këtë fundpranvere o Artist i lindur, #ENEA #ZHEGU…! E luajte edhe dramën e ikjes pa kthim, njësoj si tek personazhet e roleve në filmat e tu aq të mrekullueshëm, kaq mbresëlënës, të cilat do të mbeten përgjithmonë të gjalla në kujtesën e publikut, të paharruara për të gjitha brezat.
Ti ike duke bashkëudhëtuar në heshtje për vite me radhë, në një betejë me dhimbjen që të shkaktonte sëmundja tekanjoze e kapricioze, por asnjëherë dhe në asnjë çast nuk e lëshove veten, sepse jetove si qëndrestar stoik në përballje me atë flamë që pak nga pak kafshonte pjesë nga trupi yt vital…!
Shpesh i padrejtë dhe i pamëshirë tregohet fati me Njeriun, por ti i shpërfille të dyja këto, sepse dite të ishe sfidant okatar dhe jetove si një artist i pazakontë deri sa dhe frymën e fundit… Por, e trishtë gjithsesi mbetet kjo ikja jote për të gjithë të afërmit, miqtë dhe adhuruesit e tu që i kishe pafund, kudo nëpër Shqipëri…. Lamtumirë Ena…. Pusho në Paqen tënde qetësinë e merituar…! R.I.P”, shkruan ai.