Moti ditën e sotme parashikohet të nisë i kthjellët me vranësira mesatare kryesisht në veri e verilindje. Në këto zona do të ketë dhe reshje shiu e shtrëngata lokale.
Era do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e mesatare në bregdet e në male.
Valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:në zona malore 17 deri 32°C, në zona e ulëta 19 deri 36°C, në zona bregdetare 20 deri 34°C
