Vendi ynë është përfshirë këtë javë nga “i nxehti afrikan”, duke sjellë temperatura mjaft të larta. Edhe ditën e sotme moti në vendin tonë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta.
Edhe për sot vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat do të vijnë drejt shtimit në zonat kodrinore e malore. Në këto zona reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje reshjet në periudha afatshkurtra parashikohen në formën e rrebesheve me rrufe e breshër.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 19 deri 35°C
në zona e ulëta 19 deri 37°C
në zona bregdetare 22 deri 34°C