Një 29-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri natën e kaluar, në qytetin e Durrësit. Personi i identifikuar si Ermir Dedja, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Sipas policisë, vrasja e të riut ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë nga informacionet e para mësohet se 29-vjeçari ka qenë me precedentë penalë.
Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ka qenë i arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë.
Ndërsa dy vite më pas, në 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.