Një ngjarje tragjike është regjistruar në Avellino të Italisë ku një vajzë 16-vjeçare humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në shtëpinë e saj.
Vajza e quajtur, Mariantonietta Cutillo, ishte në vaskë duke folur në telefon me një mikeshën e saj, kur celulari që ishte në karikim i rrëshqiti nga dora dhe ra në ujë.
Alarmi u dha pikërisht nga vajza me të cilën po fliste viktima, e cila lajmëroi ekipin e ndihmës së shpejtë, por që nuk mundi të bënte gjë, pasi adoleshentja kishte vdekur në vend.
