Një aksident ka ndodhur ne minierën e Cerujës  sot rreth orës 14:00 në territorin e Bashkisë Klos.

Minatori është dërguar  fillimisht në qendrën shëndetësore Klos ku mori ndihmën e parë, pastaj është dërguar ne spitalin e Burrelit.

Spitali i Burrelit e ka dërguar drejt spitalit te Traumës, në Tiranë.

Fillimisht nuk është raportuar se aksidenti ka ndodhur në  minierë por është rrezuar.

Sakaq mësohet se Prokuroria dhe grupi hetimor kanë konstatuar se  aksidenti ka ndodhur ne minierën e Cerujës.

Prokurori i Matit dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje për te zbardhur shkaqet e aksidentit.

Personi i aksidental me iniciale N.S është  rreth moshës 55 vjeç.  Sipas informacionit te marre i ka rënë  një masiv shkëmbor ku ka pësuar dhe fraktura.

/abcnews.al/