Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.17 në Durrës.
34-vjeçari ka aksidentuar me makinë këmbësoren me iniciale N.B, e cila është dërguar me urgjencë në spital. 61-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 13.12.2021., rreth orës 16:25, në lagjen Nr.17 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Sh. M., 34 vjeç, ka përplasur shtetasen këmbësore N. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.