Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në ambietet e një lokali në Dhërmi, ku një 32 vjeçar nga Fieri është konfliktuar me rojet e sigurisë.

Për pasojë i riu ka përfunduar në spital. Sipas grupit hetimor akoma nuk dihen shkaqet e këtij sherri, po janë duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.02.2022, rreth orës 11:45, ka shkuar për mjekim në Qendrën Shëndetësore Himarë, shtetasi G. R., 32 vjeç, banues në Fier,  pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me rojet e sigurisë së një lokali, në fshatin Dhërmi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes