Një i ri goditi me një vezë presidentin francez, Emmanuel Macron, ndërsa ky i fundit ishte duke vizituar një panair restorantesh dhe hotelesh në qytetin juglindor të Lyon, të hënën.
Pas sulmit mësohet se Macron tha se do të përpiqej të fliste më vonë me të. “Nëse ai ka diçka për të më thënë, le të vijë. Unë do të shkoj ta takoj atë më vonë”.
Ky ishte një surprizë pas pritjes së ngrohtë nga pjesëmarrësit e panairit për presidentin centrist, pak pasi ai njoftoi se bakshishet e restoranteve të paguara me kartë krediti nuk do të taksoheshin më.