Ditën e sotme janë ngritur hetimet ndaj një shtetase irlandeze e cila nuk i ka dërguar mjetin ‘Volvo’ shtetasit shqiptar i cili e kishte porositur online duke bërë pagesën nëpërmjet bankës te kompania që ajo administronte.

Në prokurori janë referuar materialet për shtetasen irlandeze H.B 44-vjeçe, pas denoncimit nga shtetasi K.S i cili kishte porositur makinën.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Fier u referuan materialet në Prokurori për shtetasen irlandeze H. B., 44 vjeçe, pasi nuk i ka dërguar automjetin tip “Volvo” , të cilin shtetasi K. S e ka porositur nga interneti në kompaninë që administrohej nga kjo shtetase dhe ka bërë pagesën nëpërmjet bankës.